Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Pejë, një e lënduar
Kronika

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Pejë, një e lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka marrë lëndime trupore pasi një nga dhomat e shtëpisë së saj është përfshirë nga zjarri.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00 në Vitomiricë të Pejës.

Më tej bëhet e ditur se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.

“Raportohet se në rrethana të panjohura  nga zjarri është përfshirë një dhomë e një shtëpie dhe si pasojë  lëndime e trupore ka pësuar viktima femër kosovare e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Rasti po vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika