Sulmuan zyrtarin policor në Aeroportin e Prishtinës, arrestohen
Kronika

Sulmuan zyrtarin policor në Aeroportin e Prishtinës, arrestohen

E. Hoti/ RTKlive

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë pasi dyshohen se kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur dje në Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është proceduar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika