Një femër raporton në Polici se është dhunuar seksualisht
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Një femër raporton në Polici se është dhunuar seksualisht

RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është dhunuar seksualisht në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë, viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga një mashkull që është njohur me të para disa muajsh.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte njohur disa muaj më parë. Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë dhe shantazhuar në forma të ndryshme, e njëjta po ashtu ishte detyruar t’i japë para disa herë në shuma të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje bëhet e ditur se pas punës intensive operative dhe hetimore personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika