Sekuestrohet një armë zjarri dhe dy thika në Podujevë
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Sekuestrohet një armë zjarri dhe dy thika në Podujevë

RTKlive

Policia e Kosovës njofton se sot nga zyrtarët policor të Podujevës, janë shoqëruar në stacion tre persona, të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe dy thika.

“Sekuestrimi i armëve është kryer pas një kontrolli që ju është bërë të dyshuarve, në rrugën "Salih Çitaku"në Podujevë, derisa po lëviznin me një automjet”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit,  janë liruar në procedurë të rregullt.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.


MË SHUME NGA Kronika