Vdiq një person në Pejë, dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Vdiq një person në Pejë, dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë

RTKlive

Policia ka njoftuar sot se një person ka vdekur dje në Pejë.

Në njoftim thuhet se viktima është dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se i njëjti ka qenë pa shenja jete.

Sipas policisë ky rast është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, trupin e pa jetë ua ka lejuar familjarëve për ceremoni.”, thuhet në njoftimin e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika