Vdes një punëtor në kompleksin industrial “Trepça”
RTKlive
Policia e Kosovës ka konfirmuar sot vdekjen e një punëtori të kompleksit metalurgjik “Trepça”.
Viktima është i moshës 58-vjeçare ka bërë të ditur për RTK-në zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, dhe që sipas tij nga hetimet e para dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi e një objekti.
“Sot, rreth 07:00, Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial ” Trepça” është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 58 vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka bërë të ditur Zahiti.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion, dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.























