11:03 / 04.04.2023
Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë
RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Shala e Bajgorës” në Mitrovicë.
Sipas raportit të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore për Obduksion
“Rr. Shala e Bajgorës 03.04.2023 – 06:55. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin policor.























