Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj
BKT
Kronika

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

RTKlive,com

Sot në orën 09:00 në Ferizaj është arrestuar një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

I arrestuari M.Th, i moshës 43 vjeçare ishte i dënuar me 90 ditë burgim për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Sipas njoftimit të Policisë, pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.


MË SHUME NGA Kronika