Policia arreston një të dyshuar, i sekuestrohen thika dhe fishekë
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Policia arreston një të dyshuar, i sekuestrohen thika dhe fishekë

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar sot në Prishtinë një person të dyshuar për posedim të pa autorizuar të armës.

Siç njofton Policia, arrestimi i të dyshuarit erdhi si rezultat i një operacioni bastisjeje në rrugën "Rrahman Bahtiri". 

Me këtë rast Policia gjeti dhe sekuestroi tri thika, dy copë fishekë, si dhe gjësende të tjera.

“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze, i dyshuari A. I,  mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit,  është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”, njofton Policia e Kosovës.  

Më tej u tha se ndaj tij është iniciuar një hetim për veprën penale "Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës".


MË SHUME NGA Kronika