10:13 / 05.04.2023
Vidhen dy vetura në Ferizaj
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për vjedhjen e dy veturave dje në Ferizaj.
Në fshatin Bibaj ankuesi mashkull ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa të huaja.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë procedurat e nevojshme për hetime të mëtutjeshme.
Policia ka njoftuar edhe për një vjedhje tjetër të veturës në rrugën “Selman Riza” në Ferizaj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore”, thuhet në raportin e PK-së.
Organet kompetente edhe për këtë rast kanë ndërmarrë procedurat e nevojshme për hetime të mëtutjeshme.























