Dorëzohet i dyshuari për sulm seksual në Prishtinë
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Dorëzohet i dyshuari për sulm seksual në Prishtinë

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili po kërkohej për sulm seksual në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është paraqitur vet në stacion policor.

Fotografinë e të njëjtit Policia e kishte publikuar të martën në Facebook, si person në kërkim.

“Prishtinë 18.02.2023-01:15. Lidhur me rastin me datë 04.04.2023 pas publikimit të fotografisë së të dyshuarit mashkull kosovar në rrjete sociale, i dyshuari është paraqitur në stacion policor”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika