17 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 17 aktakuza kundër 18 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 15 persona, si dhe janë parashtruar katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale, kurse Prokuroria Themelore në Prizren , ka ndaluar dy persona, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy persona dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
E Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre persona, në kohë zgjatje prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë persona për vepra të ndryshme penale, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy persona dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj,gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.























