I konfiskohen mbi 30 kilogramë drogë, arrestohet i dyshuari
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

I konfiskohen mbi 30 kilogramë drogë, arrestohet i dyshuari

M.Sh/RTKlive

Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, të mërkurën pasdite, kanë arrestuar një person të cilit i janë konfiskuar më shumë se 30 kilogramë substanca narkotike të llojit marihuanë.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i këtij personi ka ardhur pas trajtimit të një informate, se një person në një fshat të Malishevës, dyshohet për përfshirje në veprimtari penale.

“Policia ka siguruar urdhër për kontroll nga organet e drejtësisë, me ç’rast është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Malishevës.  Gjatë kontrollit, policia në shtëpinë e të dyshuarit: A.K (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar tri çanta në të cilat kishte 28 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Pesha e përgjithshme e kësaj lënde është 30 kg e 330 gramë”, njofton Policia.

Pasi kjo e fundit ka intervistuar të dyshuarin dhe ndaj tij ka prokuroria ka iniciuar rastin “blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas Policisë, i dyshuari me aktvendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika