Vrasje në tentativë në Rezallë të  Skenderajt
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Vrasje në tentativë në Rezallë të  Skenderajt

E. Hoti/ RTKlive

Një vrasje në tentativë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rezallë të  Skenderajt.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin pasi që pas një mosmarrëveshje, e ka sulmuar fizikisht me një mjetë të fortë  një person tjetër.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, teksa në vendin e ngjarjes është sekuestruar një shufër.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika