10:26 / 06.04.2023
Një burrë gjendet i vdekur në Prishtinë
E. Hoti/ RTKlive
Një person në Prishtinë është gjetur pa shenja jete nga një femër.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Prishtinë 05.04.2023 - 06:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete nga ankuesja femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti është raportuar dje në orën 06:45 dhe është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.























