10:26 / 06.04.2023
Raportohet një rast i dëmtimit të varrezave në Suharekë
E. Hoti/ RTKlive
Në stacionin policor në Suharekë është raportuar një rast i dëmtimit të varrezave apo kufomave.
Policia ka njoftuar se një grua ka raportuar se dikush ka gërmuar në oborrin e shtëpisë së saj, ku më parë kishte gjurmë të varrezave.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të pa njohur kanë gërmuar në oborrin e shtëpisë së saj të pabanuar, ku sipas saj, aty më parë kishte gjurmë të varrezave të vjetra”, thuhet në raportin e PK-së.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme.























