Arrestohet hajni 59 vjeç, vidhte telefona celularë e portofole
BKT
Foto: Ilustrim
Kronika

Arrestohet hajni 59 vjeç, vidhte telefona celularë e portofole

J.Musliu/RTKlive

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 59 vjeçar, i cili dyshohet se vidhte telefona celularë dhe portofole.

Policët hetues pas një pune intensive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë,kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin V.I, 59 vjeç.

Ai  me datat: 24 nëntor 2022, 05 dhjetor 2022, 25 janar 2023 dhe me datën 27 janar 2023, në dy rrugët e qytetit të Ferizajt, “Zenun Beqa” dhe “Alishefik Spahiu’’ dyshohet se nga veturat kishte vjedhur telefona celularë të llojeve të ndryshme, portofola me para të gatshme si dhe dokumente personale nga disa qytetarë.

I dyshuari i V.I, ishte në kërkim policor, ndërsa  të enjten me datë 06 prill 2023 në ora 18:00, është ndaluar në pikën kufitare në Han të Elezit dhe më pas është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.


MË SHUME NGA Kronika