Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë

F. Sertolli / RTKlive

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media thotë se pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të identifikojë dhe arrestoj dy persona të dyshuar lidhur me vrasje në tentativë.

“Rasti ka ndodhë me datën 07.04.2023 në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar: A.I, mashkull 38 vjeç, pasi kishte shkelë një Aktevndim të gjykatës (ishte nën masën e arrestit shtëpiak), është dërguar në paraburgim për 30 ditë, ndërsa i dyshuari: P. S, mashkull 32 vjeç, pas intervistimit në me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika