Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit
BKT
Kronika

Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit

RTKlive

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari G.P., i cili po kërkohej me urdhëresë të gjykatës për posedim të narkotikëve.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të rrjetit social Facebook të Policisë, ku thuhet se arrestimi i të dyshuarit u bë në pikën kufitare në Han të Elezit.

“Mbrëmë, në ora 23:00 policët e stacionit në pikën kufitare në Han të Elezit kanë ndaluar, e më pas policët e stacionit të Shtimes e kanë arrestuar personin e kërkuar G.P (M/K) i moshës 3i vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” me dënim burgimi prej një 1 vit e 6 muaj”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se pas kompletimit të dokumentacionit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.


MË SHUME NGA Kronika