Gruaja nga Prizreni raporton se bashkëshorti e dëboi nga shtëpia
BKT
Kronika

Gruaja nga Prizreni raporton se bashkëshorti e dëboi nga shtëpia

E. Hoti/ RTKlive

Një grua  në Prizren ka raportuar mbrëmë se pas disa mosmarrëveshjeve, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë dhe e ka dëbuar nga shtëpia.

Sipas Policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve, bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka dëbuar nga shtëpia pa dëshirën e saj, pastaj i dyshuari ka shkuar te familja e vajzërisë së viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

 


MË SHUME NGA Kronika