10:27 / 12.04.2023
Shoqërohet në polici i dyshuari për organizim të bixhozit të paligjshëm
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 18:25 ka kontrolluar lokalin dhe shtëpinë e një burri nga fshati Greikoc i Suharekës, nën dyshimin se në lokal janë duke u zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz i paligjshëm.
Sipas Policisë kjo është bërë pas një pune dhe në koordinim me prokurorin e shtetit.
Policia ka njoftuare se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një llaptop, një iphone dhe 11 copë fatura të lojës së fatit KENO.
I dyshuari është shoqëruar në polici dhe me rekomandim të prokurorit pas intervistimit është liruar, teksa rasti procedohet në procedurë të rregullt.























