09:10 / 13.04.2023
Shtatë të arrestuar për përfshirje në rrahje në Drenas
E. Hoti/ RTKlive
Dje rreth orës 13:00 ka ndodhur një rrahje në stacionin e autobusëve në Drenas, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.
Sipas Policisë, në këtë rast nga mjete të forta si shkopinj druri, dyshohet edhe për mjete të mprehta, janë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Policia njofton se lidhur me këtë rast janë arrestuar shtatë persona dhe pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën “Lëndim trupor”.























