Arrestohen pesë të dyshuar për detyrim në prostitucion
BKT
Kronika

Arrestohen pesë të dyshuar për detyrim në prostitucion

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar në Prishtinë pesë të dyshuar për mundësim ose detyrim në prostitucion.

 Sipas Policisë, në njërin rast janë arrestuar një burrë dhe dy femra.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovarë nën dyshimin e kryerjes së veprës së lartë cekur “, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq për rastin tjetër, Policia ka njoftuar se ka arrestuar një burrë dhe një grua.

“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë (një mashkull dhe një femër), nën dyshimin se kanë kryer veprën e  cekur”, ka deklaruar Policia.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika