Tentoi t’i korruptojë policët, arrestohet shtetasi i Serbisë
BKT
Kronika

Tentoi t’i korruptojë policët, arrestohet shtetasi i Serbisë

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një shtetas të Serbisë nën dyshimin se ka kryer veprën penale ” Dhënie ryshfeti"

Sipas njoftimit, i dyshuari ishte ndalur nga njësiti i Policisë në magjistralen Gjilan-Prishtinë, dhe gjatë kontrollimit  rutinor të dokumenteve, u ka ofruar Policisë 20 euro ryshfet.

 “Gjatë kontrollit të dokumenteve vozitësi i këtij kamioni V.J. (viti i lindjes 1978, mashkull shtetas i Serbisë) zyrtarëve policor u ka ofruar njëzetë (20) euro ryshfet”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se i dyshuari i cili është arrestuar, është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe parat i janë konfiskuar si dëshmi për gjykatën.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale ,,Dhënia e ryshfetit’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.


MË SHUME NGA Kronika