Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me migrantë
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me migrantë

E. Hoti/ RTKlive

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar sot në pikëkalimin kufitar në Merdarë, i cili ishte vënë në kërkim policor nga hetuesit e stacionit policor të Vitisë.

Policia ka njoftuar se ai po kërkohej me dyshimin se me datën 08 prill nga viktima kishte pranuar një shumë të konsiderueshme të hollash me premtimin se do të i mundësonte udhëtimin në një shtetet të Evropës.

Pas arrestimit i dyshuari është sjellë në stacionin policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Prokurori i shtetit ndaj këtij të dyshuari ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale "Kontrabandim me migrantë’’ dhe rasti do të dërgohet në prokurorinë themelore.

 

 


MË SHUME NGA Kronika