09:12 / 14.04.2023
Në gjendje të dehur godet veturën e Policisë, arrestohet i dyshuari
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një vozitës pasi nuk u është ndalur zyrtarëve policor. Po ashtu ai ka goditur veturën zyrtare të policisë.
Sipas Policisë vozitësi ka qenë në gjendje të dehur, teksa rasti ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Pejë.
“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur nuk u është ndalur zyrtarëve policor poashtu ka goditur veturën zyrtare të policisë”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur deri në këndellje për zhvillim të procedurave të mëtejme.























