Arrestohet sepse kontrabandonte zogjë e birra nga Serbia
J.Musliu/RTKlive
Pas pranimit të informatave nga terreni për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar, duke intensifikuar kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësore të fshatrave të Vitisë, Policia e Kosovës ka parandaluar një rast i kontrabandës me mallra.
Njesitë policore kanë kryer vëzhgimin e rrugëve malore që lidhen nga Konquli-Serbi me fshatin Korminjan-Republika e Kosovës, ku rreth orës 19:30, në rrugë malore është ndaluar një traktor me rimorkio, i cili drejtohej nga personi i dyshuar i nacionalitetit serb me iniciale J.J, shtetas i Kosovës nga një fashat i komunës së Ranillug-ut.
Policia deklaron se gjatë kontrollit është vërejtur se kishte pasur të ngarkuara 20 arka të birrës "Tuborg"; 50 arka të birrës "Zajqevsko" dhe 2550 zogjë.
Malli dyshohet të jetë kontrabanduar nga territori i Serbisë dhe ishte futur ne Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale.
I dyshuari i lartcekur me iniciale është arrestuar dhe është shoqëruar për intervistim në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit.
Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në koordinim me prokurorinë përkatëse, Doganat e Republikës së Kosovës dhe AVUK-në.
























