Babai tenton të vrasë vajzën e tij, gjuan tri herë me revole drejt saj
BKT
Kronika

Babai tenton të vrasë vajzën e tij, gjuan tri herë me revole drejt saj

E. Hoti/ RTKlive

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në Randobravë të Prizrenit ku një person ka shtënë disa herë në drejtim të vajzës së tij.

Policia e ka kualifikuar rastin si “vrasje në tentativë”.

Policia ka njoftuar se i dyshuari N.H. 59-vjeç, pas një konflikti verbal me familjarët e tij, ka nxjerr armën e zjarrit- pistoletën dhe ka shtënë tri here në drejtim të vajzës së tij (A.H. 31-vjeçe), transmeton Reporteri.

Djali i të dyshuarit ka arrit që me forcë të ia merr armën nga dora babait të tij dhe i dyshuari është larguar nga shtëpia.

Sipas Policisë i dyshuari fillimisht nëpërmes telefonit ka raportuar policin se e ka gjuajtur në drejtim të vajzës së tij dhe se nuk e din a e ka vrarë apo jo dhe në ndërkohe është vetë dorëzuar në Stacionin Policor Prizren.

Patrullat policore bashkë me emergjencën janë nis menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes, njofton Policia.

Por në ndërkohë në Stacioni Policor Prizren veri kanë arritur dy viktimat (motër e vëlla) të cilët e kanë dorëzuar armë gjithashtu. Asnjë person nuk ishte vrarë apo lënduar.

Policia ka bërë këqyrjen e vendi të ngjarjes, mbledhjen e provave dhe dëshmive dhe intervistimin e të dyshuarit dhe viktimave.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.

 


MË SHUME NGA Kronika