Policia kërkon ndihmë për ta gjetur të dyshuarin për vjedhje
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Policia kërkon ndihmë për ta gjetur të dyshuarin për vjedhje

J.M/RTKlive

Policia e Kosovës kërkon  ndihmën e qytetarëve për ta gjetur të dyshuarin për disa vjedhje që janë raportuar së fundmi.

Duke bashkëngjitur një fotografi të të dyshuarit, policia kërkon që për çdo informatë të kontaktohet në numrin 192.

“Njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në Facebook.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të vjedhjeve, që janë raportuar ditëve të fundit në Prishtinë”.

 


MË SHUME NGA Kronika