Digjen edhe tri vetura me targa RKS në veri të Kosovës
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Digjen edhe tri vetura me targa RKS në veri të Kosovës

J.Musliu/RTKlive

Edhe tri vetura me targa të Kosovës, janë djegur sot në orët e hershme të mëngjesit, në veri të vendit.

Shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela, deklaroi se strukturat ilegale të Serbisë tani po synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

“Çdo autor do të dalë para drejtësisë!”, shkroi Vela në Tëitter.

Vaturat e djegura ishin me targat RKS dhe kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla.

Gjatë javëve të kaluara, janë djegur edhe tetë vetura të tjera me targa RKS. Ndaj rasteve të tilla, ka reaguar Qeveria e Kosovës si dhe ambasadorë të vende të ndryshme të akredituar në Prishtinë.

Rastet e tilla ndodhin vetëm disa ditë para se në katër komunat në veri të Kosovës të mbahen zgjedhjet  e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit.


MË SHUME NGA Kronika