Gjendet i vdekur një pacient në Entin Special në Shtime
E. Hoti/ RTKlive
Një pacient i moshës 64-vjeçare sot rreth orës 5:00 të mëngjesit është gjetur i vdekur në Entin Special në Shtime.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli.
Viktima ishte sjellur pa shenja jete në QKMF në Shtime, ndërsa sipas personelit të Entit Special në Shtime, viktima një kohë të gjatë kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Sot, rreth orës 04:45 kemi pranuar një informacion se në QKMF në Shtime gjendet një pacient nga Enti Special i Shtimes pa shenja jete. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet. Nga hetimet e zhvilluara hetuesit kanë mësuar se pacienti ishte sjellur pa shenja jete në QKMF-Shtime, kjo është konfrimuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa sipas personelit të Entit Special në Shtime, viktima një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën terapi mjekësore”, ka thënë Veseli.
Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës T.A i moshës 64 është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi, ndërsa rasti është cilësuar" Hetim mbi vdekjen".























