Transportonte dru ilegalë, arrestohet një qytetarë në Shtërpcë
M.Sh/RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar të martën mbrëma një automjet që po raportonte dru ilegalë nga Parku Kombëtar “Malet e Sharrit” në Brezovicë. Sipas policisë, personit i është konsfikuar automjeti pasi nuk kishte dokumente të rregullta, si dhe i janë konfiskuar drutë.
“Policia e stacionit në Shtërpcë, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv "Mbrojta e Pyjeve" pas disa informacioneve që ka siguruar, sot rreth orës 00:35 ka ndaluar një automjet furgon që po transportonte dru ilegali nga Parku Kombëtar Malet e Sharrit në Brezovicë”, thuhet në njoftim.
Policia, po ashtu, i ka njoftuar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri” të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal dhe druve më pas i ka konfiskuar.
Policia Rajonale e Ferizajt thuhet se po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të druve.
Me këtë rast policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të druve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.























