Arrestohet 22-vjeçari në Ferizaj për posedim të narkotikëve
E. Hoti/ RTKlive
Një 22-vjeçar është arrestuar sot në mëngjes në Ferizaj, pasi te i njëjti policia ka gjetur tri qese me substancë narkotike, të dyshuara me marihuanë.
Sipas njoftimit, Policët e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 05:15 në rrugën ‘’Hysen Tërpeza’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet Shkoda me targa vendore.
Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të personave, shoferit dhe dy pasagjerëve, tek njëri pasagjer D.E (M/K) i moshës 22 janë gjetur tri qese me substancë narkotike, të dyshuara me marihuanë.
I dyshuari D.E është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, ndërsa rasti është me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Rasti është cilësuar si ‘’Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’ .























