09:52 / 20.04.2023
Sekuestrohen tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës
E. Hoti/ RTKlive
Mbrëmë nga zyrtarët policor të Njësitit për Reagim të Shpejtë dhe të stacionit Veriu në Prishtinë, në dy raste të ndara, janë shoqëruar dy persona të dyshuar, njëri nga ta i mitur dhe janë sekuestruar tri armë zjarri.
Policia e Kosovës ka njoftuar se sekuestrimi i armëve është kryer në dy lokacione të ndryshme.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre janë iniciuar raste “për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
























