Gruaja kërcënohet nga burri e djali derisa ishte në qendër për punë sociale
BKT
Kronika

Gruaja kërcënohet nga burri e djali derisa ishte në qendër për punë sociale

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovë ka arrestuar dy persona për dhunë në familje dhe mospërfillje të gjykatës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30 në Gjilan.

Ankuesja ka njoftuar policinë se bashkëshorti dhe djali i saj kanë tentuar ta nxjerrin me forcë duke e kërcënuar prej qendrës për punë sociale.

“Po ashtu viktima kishte edhe urdhër mbrojtës nga gjykata për një rast të mëhershëm dhunë në familje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika