Pas dy javë hetimesh, policia arreston shitësin e kokainës në Prishtinë
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Pas dy javë hetimesh, policia arreston shitësin e kokainës në Prishtinë

M.Sh/RTKlive

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë ka arrestuar të enjten një qytetari dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitjet të paautorizuar të narkotikëve. Sipas njoftimit të policisë, deri te arrestimi ka ardhur pas një pune hetimore operative dy javore në terren.

“Gjatë një pune hetimore operative (dy javore) në terren, ka arritur të marrë informatën se një i dyshuar është duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike në qytetin e Prishtinës. Hetuesit policorë kanë ndaluar të dyshuarin B.M. ,(mashkull kosovar, viti i lindjes 1996),dhe gjatë kontrollit në trup fillimisht i janë gjetur 3 qese të vogla të dyshuar  si substancë narkotike të llojit kokainë me peshë 1.5 gramë”, njofton Policia.

Njësia e Forenzikës Regjionale në Prishtinë, pas disa kontrolleve në banesën  e tij,  si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar edhe sasi tjetër të drogës.

“Janë konfiskuar: 27 qese të vogla të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 13 gramë; 3 qese të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 62.9 gramë; Një peshore digjitale e cila ka shërbyer për matjen e narkotikeve në sasi të vogla; Një qese e dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 0.2 gramë, e gjetur në veturën e të dyshuarit; Dy telefona celularë; Para të gatshme me vlerë prej 1545 eurosh (Njëmijë e pesëqind e dyzet e pesë euro)”.

Sasia e substancave narkotike e konfiskuar është 77.6  gramë  e që në vlerë parash konsiderohet të jetë 7760 (shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë €uro), njofton Policia.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika