22:34 / 21.04.2023
Humb jetën një person në Isniq
Foto nga arkivi
Një person ka vdekur në fshatin Isniq të Deçanit pasi një defekti në vinçin që po përdorte derisa po punonte në veturën e tij. Mosfunksionimi i vinçit çoi në rrëzimin e veturës mbi trupin e tij.
Këtë ngjarje të hidhur e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në rajonin e Pejës. Sipas policisë ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00, teksa emergjenca e QKMF-së së Deçanit ka dalë menëherë në vendin e ngjarjes, e ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitë policore kompetente kanë dalë për të hetuar rrethanat e ngjarjes, derisa në vijim të procedurave të nevojshme, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML me urdhër të prokurorit.























