Lëndohen dy persona në një aksident në Komoran
BKT
Kronika

Lëndohen dy persona në një aksident në Komoran

E. Hoti/ RTKlive

Sot në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani, konfirmoi për RTKlive se në aksident janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura. Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Kelani.

Kelani ka bërë me dije se në vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin.


MË SHUME NGA Kronika