Sulmuan me armë dhe thika dy persona, tre të arrestuar në Gjakovë
BKT
Kronika

Sulmuan me armë dhe thika dy persona, tre të arrestuar në Gjakovë

E. H/ RTKlive

Dy persona kanë raportuar se janë sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë në rrugën “Gjon Nikoll Kazazi” në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë ndërsa dy të tjerë kanë përdorë thika.

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tyre. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës me gas”, njofton Policia e Kosovës.

Pas veprimeve të menjëhershme policore janë arrestuar tre të dyshuarit, dhe nga njëri i dyshuar është sekuestruar një revole. 

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika