Policia konfiskon duhan të papërpunuar e cigare të kontrabanduara
BKT
Kronika

Policia konfiskon duhan të papërpunuar e cigare të kontrabanduara

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka identifikuar dje 4 raste të ndryshme të prodhimit dhe kontrabandimit të cigareve dhe duhanit të papërpunuar.

Sipas njoftimit të Policisë,  Njësia e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat i kësaj janë identifikuar disa raste të prodhimit dhe kontrabandimit me mallra, specifikisht cigareve dheduhanit të papërpunuar.

Në rastin e parë, sipas Policisë nga informacionet e pranuara në një rast është identifikuar një shtëpi banimi në Viti që është dyshuar për mall të kontrabanduar.

Policia ka njoftuar se më pas ka bërë bastisjen e shtëpisë dhe e objekteve përreth, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e duhanit në total 922.7 kg(577.10 kg duhan i grirë refuz), 88,80 kg duhan i grirë i paketuar në qese.   

Po ashtu Policia ka gjetur edhe 290 kg ambalazhe najloni për duhan, 497 kg ambalazh kartoni për duhan, 1 makinë për ambalazhimin e duhanit, 259 kg duhan i papërpunuar(fleta).

Në rastin e dytë Policia ka thënë se gjatë vëzhgimit në një rrugë në fshatin Mjak, ka vërejtur një veturë e cila ka hyrë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.

Kjo veturë sipas Policisë, pasi kishte vërejtur njësitë policore ishte larguar në drejtim të panjohur dhe pas marrjes së veprimeve për lokalizimin e saj, e njëjta është gjetur e braktisur.

Kjo makinë është njoftuar se ishte e ngarkuar me 12750 pako,në total 255.000 (dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë copë cigare) sipas vlerës së tregut 22950 euro.

Ndërsa në rastin e tretë është bërë e ditur se po ashtu pas trajtimit të informacioneve inteligjente nga njësia e lartcekur është identifikuar një shtëpi e pabanuar, me ç’rast është gjetur duhan i papërpunuar në sasi prej 21 thasësh pesha 10kg, (dhjetë kg), në total 210 kg (dyqind e dhjetë kg).

Sipas Policisë malli dyshohet që është sjellë nga RMV dhe është i kontrabanduar, ku i njëjti është sekuestruar për procedura të mëtejshme policore.

Në rastin e katërt, Policia ka thënë se në vazhdën e marrjes së informacioneve rreth kontrabandimit me mallra, e në këtë rast atë të duhanit, në fshatin Ramnishtë, Viti, është ndaluar një automjet i ngarkuar me duhan të paketuar

Në këtë rast janë gjetur 20 pako Malboro në sasi 500gr. =10 kg, Sobrani 80 pako, në sasi 500gr = 40kg, Davidoff 141 pako, në sasi 500 gr. = 70,5kg, Slims Carelia 220 pako, në sasi 500gr. =110 kg, në total 230,5 kg, për të cilin nukkishte dokumentacion përkatës.

Lidhur me rastet e lartcekura është njoftuar prokuroria përkatëse e cila ka urdhëruar që të iniciohen rastet ‘kontrabandim me mallra’.

 Në dy nga rastet e lartcekura ndaj dy personave të dyshuar të identifikuar pas intervistimit janë iniciuar raste në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjetet janë konfiskuar dhe janë dërguar në Doganën e Republikës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.


MË SHUME NGA Kronika