Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Prizren
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Prizren

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. 

Në njoftimin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 21: 05 dhe se dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

“Njësitë relevante policore dhe një ekipet mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka njoftuar Policia.

Më tej në njoftim është thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një gëzhojë plumbi që dyshohet se është përdorur në rast si dhe 13 fishekë.

Po ashtu janë sekuestruar edhe dy pushkë me 20 fishekë, dy revole, gjashtë karikator dhe 130 fishekë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


MË SHUME NGA Kronika