38 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

38 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 38 aktakuza, kundër 45 personave për vepra të ndryshme penale, janë ndaluar nëntë persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale, kurse Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy persona të dyshuar, në dy raste të ndara, dhe janë ngritur tetë aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër nëntë personave.

Edhe Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orëve e ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur dy aktakuza kundër tre personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy persona, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tre aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika