Parandalohet një rast kontrabande me kafshë
BKT
Foto: Policia Kufitare e Kosovës
Kronika

Parandalohet një rast kontrabande me kafshë

RTKlive

Njësitet e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje kanë parandaluar të martën mbrëma një rast kontrabande me kuaj, që po vinin nga Maqedonia e veriut në drejtim të Kosovës. Sipa njoftimit të policisë, kjo e fundit ka identifikuar disa persona të dyshuar duke i sjellë në këmbë disa kuaj nga fshati Tanushë i Maqedonisë veriore, përmes rrugëve ilegale në Kosovë.

“Dy personat dhe përcjellësi i tretë (të dyshuarit) meshkuj kosovar nga komuna e Vitisë, pas tentimit për t’iu shmangur patrullave policore kanë devijuar rrugën Mjak-Binqë duke vazhduar rrugëve malore që lidhen me fshatin Kabash-Viti, por është arrit të ndalohen nga Policia duke i kontrabanduar nëntë (9) kuaj dhe një (1) gomar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Dogana e Kosovës  dhe AUV-i”njofton Policia.

Sipas të njëjtit njoftim, me urdhër të prokurorit kafshët sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtejmë të rastit.


MË SHUME NGA Kronika