Arrestohen dy të dyshuar për marrje ryshfeti
BKT
Kronika

Arrestohen dy të dyshuar për marrje ryshfeti

RTKLive

Policia në Gjilan njofton se pas kryerjes së veprimeve operative/hetimore, kanë arritur të sigurojnë dyshime të arsyeshme se i dyshuari me profesion doktor/anesteziolog, dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë njëqind euro nga viktima për të kryer një ndërhyrje.

"Po ashtu, dyshime të arsyeshme janë siguruar edhe për të dyshuarin e dytë me profesion doktor/kirurg, se lidhur me ndërhyrjen kishte marrë treqind e tridhjetë euro, ndërsa kishte kërkuar edhe dyqind euro shtesë", thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, pasi që është siguruar urdhri verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake, për stimulim të veprës penale Marrja e ryshfetit,  hetuesit kanë arritur të sigurojnë dëshmi gjatë dorëzimit të parave tek njëri i dyshuar.

“Nga hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë arrestuar dhe shoqëruar për intervistim personat e dyshuar, ku me vendim të prokurorit të shtetit është lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orësh”, përfundon njoftimi.

 

 


MË SHUME NGA Kronika