Rrahje në Aeroportin e Prishtinës, dy të lënduar
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Rrahje në Aeroportin e Prishtinës, dy të lënduar

RTKlive

Policia e Kosovës konfirmon se kanë arrestuar shtatë persona për një përleshje fizike në Aeroportin e Prishtinës.

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, për RTKlive ka thënë se dy persona janë lënduar në këtë përleshje të cilëve u është ofruar trajtim mjekësor.

“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe  të njëjtëve u është ofruar trajtim i  nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit, në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, ka thënë Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronika