11:13 / 01.05.2023
Zubin Potok, tentuan ta kalonin ilegalisht kufirin, policia ndalon dy serbë
RTKlive
Policia e Kosovës njofton se të dielën rreth orës 19:00, ka ndaluar dy shtetas serbë në Izvore të Zubin Potokut, pasi tentuan ta kalonin ilegalisht kufirin.
“KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT : Izvore, Zubin Potok (NN) 30.04.2023-19:0. Polica ka ndaluar automjetin citroen me drejtues mashkull K-Serb dhe pasagjeren femër K-serbe të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin e Serbisë -Republika Kosovës. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”.























