15:49 / 01.05.2023
Nëna nga Rahoveci e gjen të vdekur djalin e saj
RTKlive
Policia e Kosovës njofton se një grua ka gjetur pa shenja jete djalin e saj në shtëpi.
Rasti ka ndodhur dje në Rahovec rreth orës 12:30.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij djalin e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, njofton policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, me urdhrin e prokurori të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, dhe rasti rasti vazhdon të hetohet.























