12 persona të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

12 persona të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit

RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24-orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ndaluar 12 persona për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24-orëve me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar në kryerjen e veprave penale,kurse Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy persona të dyshuar.

Edhe Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orëve. E Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprës penale.


MË SHUME NGA Kronika