Për veprën penale të dhunimit, një burrë në pranga e një në kërkim
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Për veprën penale të dhunimit, një burrë në pranga e një në kërkim

J.Musliu/RTKlive

Një person në Prishtinë është arrestuar nga policia, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit. Dyshohet se rasti ka ndodhur me 3 mars.

Nga denoncimi i bërë nga viktima, dyshohet se në akt ka marrë pjesë edhe një burrë tjetër, i cili është shpallur në kërkim.

Në raportin e policisë shkruan se ky shtetas është arrestuar, nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati, e kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare.

“Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML-Prishtinë ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje” shkruan në raportin 24 orësh të policisë.


MË SHUME NGA Kronika