Arrestohet i dyshuari që u arratis nga stacioni i policisë në Shtime
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari që u arratis nga stacioni i policisë në Shtime

F.S / RTKlive

Policët hetues të stacionit në Shtime, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren në kërkim të të dyshuarit, kanë arritur që sot, rreth orës 13:40 të arrestojnë të dyshuarin B.A i cili ditë me parë është arratisur nga stacioni i policisë duke kërcyer nga dritarja, pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Ndërkaq, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ditë me parë policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informacion se në rrugën "Arben Hyseni" në Shtime ishte një rast i kanosjes.

Sipas njoftimit për media Policët e rendit e më pas edhe policët hetues nga stacioni i Shtimes i kishin marrë masat e nevojshme dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kanosje me armë: A.A( M/K) i moshës 61 vjeçar dhe B.A (M/K) i moshës 41, të cilët shkak i një mosmarrëveshje kishin kanosur personin J.V (M/K) i moshës 45 vjeçar.

Ndërsa nga vendi i ngjarjes kanë konfiskuar një armë zjarri automatike AK-47 dhe një armë tjetër të zjarrit ( pistoletë) dhe sasi të municionit.

“Të dyshuarit, po atë natë ishin shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i dyshuari A.A pasi është intervistuar nga policët hetues është dërguar në mbatje pë 48 orë, ndërsa i dyshuari B.A, derisa ishte duke pritur të intervistohet, arratiset nga stacioni i policisë duke kërcyer nga dritarja”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika